Një tjetër deputete e PS i bashkohet “lëvizjes” kundër Lelit: Asgjë s’mbetet kur thyet besimi me qytetarët

Shqipëria

Një tjetër deputete e PS i bashkohet “lëvizjes” kundër Lelit: Asgjë s’mbetet kur thyet besimi me qytetarët

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 21:14
Pranvera Resulaj

“Lëvizjes” kundër kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli i është bashkuar edhe Pranvera Resulaj.

Kjo e fundit kryesonte listën e socialistëve në këtë qark. Pa përmendur emra, por duke dhënë mesazhe mes rreshtave në një postim në Facebook, Resulaj flet për besimin që nuk duhet thyer dhe për atë që meriton Vlora.

Pranvera Resulaj shkruan se çdo gjë ndërtohet mbi besimin, “por asgjë nuk mbetet kur thyhet besimi me qytetarët.”

POSTIMI

“Kur shumica mendon se gjërat nuk shkojnë mirë është koha për reflektim! Kur përfundimi është se është gabuar, është tepër vonë për barrën e fajit! Në jetë çdo gjë ndërtohet së pari mbi një marrdhënie besimi, dhe kur besimi thyhet me qytetarët çfarë mbetet akoma!!

Ne jemi thjesht emra! Vlra është ajo që mbetet dhe meriton më shumë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat