Berisha tregon se kush janë 2 personazhet që qëndrojnë pas vendimit të SHBA-së për të

Shqipëria

Berisha tregon se kush janë 2 personazhet që qëndrojnë pas vendimit të SHBA-së për të

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 23:57
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se deklarata e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, provoi bindjen e tij se pas vendimit për shpalljen “non grata”nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetin Antony Blinken qëndron Kryeministri Rama dhe multimiliarderi Xhorxh Soros.

“Është vendim i bazuar në keqinformimin e sekretarit Blinken, sepse unë nuk besoj se ai vetë të angazhohet për shqyrtim të hollësishëm të dosjeve e gjëra të tilla në keqformimin e lobimit të verbër e hakmarrës i Edi Ramës me multimiljarderin Xhorxh Soros, një nga njerëzit me të fuqishëm jashtë politikës, që përdor miliardat e tij më shumë se kushdo në botë për pushtet politik të tij.

Amerika është një vend i lirë dhe thelbi i lirisë është dinjiteti. Të tjerat pastaj janë dytësore, tretësore.Thelbi, unë i shtypur në diktaturë, ka njerëz që e kanë trashëgimi dinjitetin, unë jam një nga ata që e kam fituar.

Mua në diktaturë nuk më kanë munguar shumë gjera, kam qenë në gjendje fare normale, nuk kam qenë i persekutuar, por më mungonte dinjiteti. E gjithë beteja ime ishte të dal nga dubliciteti i intelektit të kohës dhe ja kam dalë me një vendim që mund të kishte çdo pasojë.

Njeriu nuk e lëshon kurrë dinjitetin e tij dhe ai që e ka të rifituar e ka më të çmuar se çdo gjë”, u shpreh Berisha në një studio televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat