Rama nxjerr fotot nga Samiti i NATO-s, krah për krah me liderët botëror

Shqipëria

Rama nxjerr fotot nga Samiti i NATO-s, krah për krah me liderët botëror

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 22:50
Foto gjatë takimit

Sot kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Samitin e NATO-s në Bruksel.

Kryeministri ka publikuar një foto album nga Samiti i NATO-s në Bruksel, në morinë e takimeve që ka pasur me liderët botëror.

Kreu i qeverisë shqiptare shfaqet në foto krah për krah me kryeministrin britanik, Boris Johnson, të cilit Rama i ka hedhur dorën në sup.

Rama pozon edhe krahë kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Të dy udhëheqësit kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për ecurinë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat Mitsotakis ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të Athinës.

Në të njëjtën kohë, Mitsotakis dhe Rama ranë dakord që të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët ne lidhje me përcaktimin e kufijve të zonave të tyre detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Sipas burimeve qeveritare greke, Rama ka falënderuar homologun e tij grek për 20,000 vaksinat të cilat i ka dhuruar sot Greqia Shqipërisë.

Kyriakos Mitsotakis ka ripërsëritur interesin e qëndrueshëm dhe të përhershëm të Athinës për pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe të vendosjes së ligjit , të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë .

Gjithashtu kryeministri grek ka përgëzuar Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet 2022-2023.

Image
Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat