Gazetarja lë televizonet shqiptare dhe largohet në SHBA, e jep lajmin live në emision

Shqipëria

Gazetarja lë televizonet shqiptare dhe largohet në SHBA, e jep lajmin live në emision

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 22:51
Ilva Tare

Gazetarja Ilva Tare ka vendosur të largohet nga ekranet shqiptare. Vitet e fundit ajo ishte angazhuar në Euronews Albania ku drejtonte një prej emisioneve në “prime time”. Në një mesazh në emisionin e saj të fundit ajo kujtoi punën në 25 vite në televizionet shqiptare.

“Jam rritur shumë në këto tri dekada dhe e kam parë këtë vend te rritet shumë. Largohem me shpresë për vendin tonë. Kemi kaluar shumë së bashku unë dhe ju… dhe tani është momenti që unë ta mbyll këtë kapitull, për t’i dhënë më shumë kohë familjes sime, Eduardit, Melodisë e Thomasit. Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime” – tha Tare.

“Do të mund të më shihni sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here. Ilva Noë dhe ky kapitull suksesi me Euronews Albania mbyllet, por kjo s’është hera e fundit që shihemi bashkë” – tha gazetarja që pritet të vijojë karrierën në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat