Fati i zi i 25-vjeçares shqiptare që punon në bujqësi

Shqipëria

Fati i zi i 25-vjeçares shqiptare që punon në bujqësi

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një vajzë shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u gjet e plagosur në vendin e saj të punës. Ngjarja ka ndodhur në Piacenza ndërsa ka qenë fati i saj i keq, që i ka shkaktuar plagë të rënda në kokë. Kjo pasi flokët e saj u kapën në një mekanizëm automatik të një pompe tërheqjeje uji.

Mësohet se shqiptarja është 25 vjeç, por deri më tani nuk është bërë publik emri i saj. Ajo punonte si punonjëse në një fermë në Rottofreno të Piacenza-s. Së fundmi, ajo po përpiqej, së bashku me disa kolegë të tjerë të bëheshin gati për tërheqjen e ujit të nevojshëm që do të duhej për ujitjen e tokave.

E reja u dërgua me urgjencë në një spital në Parma. 25-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni delikat dhe gjendja e saj mbetet e rëndë. Ende po punohet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Siç shkruajnë mediat italiane, dyshohet se shkak mund të jetë bërë afrimi i kokës së të resë me pompën. Flokët e gjata kanë kapur mekanizmin dhe për shkak të këtij fakti, ajo është përplasur fort në makineri, duke humbur ndjenjat.

Ajo që nuk është përcaktuar akoma është nëse pompa ka qenë e ndezur apo është ndezur sapo është afruar vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat