Kolegji Zgjedhor rrëzon opozitën për Fierin, pritet vendimi edhe për Elbasanin

Shqipëria

Kolegji Zgjedhor rrëzon opozitën për Fierin, pritet vendimi edhe për Elbasanin

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:45
Foto

Kolegji zgjedhor ka rrëzuar opozitën për padinë për parregullsi në zgjedhje në qarkun Fier, ndërsa pritet të të jepet vendimi edhe për Elbasanin .

Pas Beratit, Vlorës Gjirokastrës, Korçës, Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës tashmë këto ishin qarqet e vetme të mbetura për t’u shqyrtuar nga Kolegji Zgjedhor, për të mbyllur përfundimisht ankimet e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ankimuan rezultatin për 9 qarqe, fillimisht në KAS e më pas në Kolegj Zgjedhor.

Me përfundimin edhe të Fierit dhe Elbasanit i hapet rrugë certifikimit të rezultatit nga ana e KQZ për të vijuar në shtator me konstituimin e Kuvendit të ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat