SPAK më “dorë të hekurt”: Ardian Çapja në gjyq për vrasjen e babë e bir brenda në shtëpi

Shqipëria

SPAK më “dorë të hekurt”: Ardian Çapja në gjyq për vrasjen e babë e bir brenda në shtëpi

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:23
Ardian Çapja

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar zyrtarisht akuzën Ardian Çapjas, nipit të tij, Florenc Çapja dhe 4 personave të tjerë, të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri në Elbasan në vitin 2012.Sipas SPAK akuza u është komunikuar edhe Ervis Bardhit, Etjen Canit, Lorenc Skiljas, Olsjan Lekut dhe Klajdi Dokolit.

Ata akuzohen për “vrasje në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave”, “grupi i strukturuar” dhe “armëmbajtje pa leje”.Ardian Çapja është arrestuar më 29 mars në Elbasan, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe ku pritet ektradimi i tij.

Nezir dhe Gentian Beqiri u vranë në banesën e tyre. Gentiani ishte në arrest shtëpie pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005.

Gentian Beqiri u vra në banesën e tij me 7 plumba me silenciator dhe më pas autoret mbytën edhe babain e tij Nezir Beqiri. Krimi u krye ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivet e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat