Emri i ri i Presidentit/ Spiropali: Jemi gati ta vendosim bashkë me opozitën

Shqipëria

Emri i ri i Presidentit/ Spiropali: Jemi gati ta vendosim bashkë me opozitën

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:41
Elisa Spiropali

Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi nga detyra, Presidentin e Republikës, në 9 qershor.

Vendimi përfundimtar i mbetet Gjykatës Kushtetuese, megjithatë në opinionin publik kanë nisur diskutimet për emrin e ri të Presidentit.

E pyetur në “Breaking”, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për këtë çështje. “Jo vetëm për Presidentin, jemi gati të bashkëpunojmë në të gjitha nivelet”.

Por, si do të jetë marrëdhënia PD-PS në mandatin e tretë qeverisës?
“Lajmi i mirë është që PD do të jetë në kuvend, do të marrë pjesë në komisioni dhe seanca. Nuk mund të pretendohet më shumë nga një parti që nuk është e qartë”, përgjigjet ministrja.

Ndërkohë, për fitoren e Lulzim Bashës, i cili do të jetë edhe për katër vite të tjera në krye të së djathtës, thotë se nuk u surprizua aspak”.
“Është i njëjti avaz, por patjetër, ata janë të lirë dhe ne nuk mund të bëjmë komente. Urojmë të paktën të kenë ndryshuar qëndrim në raport me institucionet. Besoj do të vijojë debati ynë demokratik, nuk do të marrim pjesë në asnjë diskutim tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat