Përplasja për kreun e Shoqatës së Bashkive shkon në Gjykatën e Tiranës, ja çfarë kërkon Ademi

Shqipëria

Përplasja për kreun e Shoqatës së Bashkive shkon në Gjykatën e Tiranës, ja çfarë kërkon Ademi

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:52
Voltana Ademi

Përplasja për kreun e shoqatës së bashkive spostohet në Gjykatën e Tiranës. Voltana Ademi i është drejtuar gjykatës ku i kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjes së Pjerin Ndreut në krye të shoqatës.

Voltana Ademi, e vetmja demokrate mes 60 kryebashkiakëve socialiste, u shkarkua si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë në mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë me 8 qershor.

Pjerin Ndreu u zgjodh kryetar i ri i shoqatës, ndërsa Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli nënkryetarë, pas votimit ku Voltana Ademi mungoi.

Pas mbledhjes Voltana Ademi reagoi duke thënë se veprime të tilla cënojnë parimet e shtetit ligjor.

Si nismëtar i mbledhjes së asamblesë dhe kryetar i ri, Kryebashkiaku i Lezhës tha se shoqata nuk ekzistonte prej dy vitesh.

Ndërsa mohoi dyshimet e ngritura nga Voltana Ademi se pas kësaj lëvizje shoqata mund tërheqë padinë në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet vendore 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat