Shqipëri, SHBA dhuron 1 milionë dollarë pajisje mjekësore

Shqipëria

Shqipëri, SHBA dhuron 1 milionë dollarë pajisje mjekësore

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar Shqipërisë thuajse 1 milion dollar pajisje mjekësore kunër COVID, për spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se SHBA përkujdeset për popullin shqiptar duke kujtuar edhe një citim nga sekretari Baker disa vite më parë.

“Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevatëve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekranëve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset. Ne përkujdesemi shumë për popullin shqiptar. Dhe ashtu siç ka thënë edhe Sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë, ‘ju ishit me ne dhe ne jemi me ju’.”

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në ceremoninë e dhurimit nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara të pothuajse 1 milionë dollar pajisje mjekësore kundër COVID-19 për spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Pajisjet e dhuruara përfshijnë shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e reanimacionit, respiratorë, aparat grafie, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat