SHBA, Manastirliu: Mirënjohje partnerëve dhe miqve tanë

Shqipëria

SHBA, Manastirliu: Mirënjohje partnerëve dhe miqve tanë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 18:14
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohje për SHBA për dhurimin e 1 milion dollar pajisje mjekësore për spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Manastirliu shprehet se SHBA na është gjendur në krah në momentet më të vështira të kësaj pandemie.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – Me Ambasadoren Yuri Kim, për një tjetër mbështetje të vyer e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë, për forcimin e kapaciteteve spitalore për përballimin e pandemisë.

Mirënjohje partnerëve dhe miqve tanë që na janë gjendur krah në momentet më të vështira të kësaj pandemie dhe vijojnë të jenë pranë nesh, me mbështetje dhe inkurajim të pakursyer. BASHKË”, shkruan ministrja.

Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar gjatë fjalës së saj se, së shpejti pritet të vijë një sasi e konsiderueshme vaksinash dhe do të ulët fasha e vaksinimit.

“Nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur në shumë se 960 mijë doza vaksine dhe në ditët në vijim pritet të kemi një sasi të konsiderueshme të vaksinave, të cilat do të sigurojnë edhe hapjen e fashës së grupmoshave, në mënyrë që më shumë qytetarë të vaksinohen “, deklaroi Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat