Hoxha nxjerr informacionet e fshehta: Ambasada e SHBA ka një listë për lokalet luksoze

Shqipëria

Hoxha nxjerr informacionet e fshehta: Ambasada e SHBA ka një listë për lokalet luksoze

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 20:08
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar si të nevojshëm operacionin nga RENEA në disa qytete të vendit. Duke iu referuar debateve për këtë operacion, Hoxha tha në studion e Radar Informativ se aksioni erdhi pas një seri vrasjesh në vend dhe se policia lokale ka dështuar në këtë situatë.

“Duhet të sqarojmë çfarë ka ndodhur. Kam parë një keqdashje përfshirë edhe kolegët tanë që mbulojnë prokurorinë dhe gjykatën dhe ankohen pse RENEA nuk bën arrestime. Urdhër-arreste i lëshojnë prokurorët aty i kanë pse nuk i pyesin. Një personazh që RENEA e ka arrestuar 5-6 herë është në rrugë prap. Deri dje po thonin pse nuk reagon policia. Policisë e  rretheve nuk reagojnë dot. Në Shqipëri për shkak të disa ngjarjeve të fundit, nuk po ndalohen kjo ndodh se policitë lokale ishin të paafta për të përballuar këtë fluks vrasjesh. Vrasjet që nuk kishin autorë në këto kushte, ishin krijuar zona të tëra të cilat ishin bërë të pakontrollueshme nga policitë lokale. Gjashtë qytete të Shqipërisë. Në Shqipëri kishte një situatë të rënduar për shkak të vrasjeve. Viktimat ishin njerëz që sapo kishin ardhur nga jashtë”, tha ai.

Sipas Hoxhës, Ambasada amerikane në Tiranë disponon një listë me lokale luksoze në Tiranë, dhe porosit shtetasit e vetë që të mos shkojnë aty.

“Ka një listë të ambasadës amerikane që ua jep shtetasve të vetë dhe i thotë në shumë lokale luksoze ku ne rrijmë me qejf në Tiranë, “mos shko aty”. Te lokali i Edison Begajt në Lungomare nuk guxon polici të kthejë kokën”, tha Hoxha për abc news.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat