Harxhi: Ky reagim i Bashës për Berishën ishte deklarata më e thatë që kam dëgjuar

Shqipëria

Harxhi: Ky reagim i Bashës për Berishën ishte deklarata më e thatë që kam dëgjuar

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 21:45
Edith Harxhi

Edith Harxhi ka komentuar shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se ky i fundit ka qenë një lider historik.

Më tej ajo ka thënë se deklarata e Kryetarit Lulzim Bashës, pas vendimit të DASH për Berishën, ishte e thatë.

"Berisha është lider historik i partisë. Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në demokraci, Berisha ka bërë një ndarje që është një çështje individuale që ai po e trajton në një gjykatë jashtë vendit. Berisha nuk ka atë aktivitet politik që ka pasur.

Secili do të jetë vendimi i Lulzim Bashës, këtë nuk mund të ua them por deklarata kur u shpall Berisha non-grata ishte deklarata më e thatë që kam dëgjuar,pa ndonjë konsideratë që përbën Berisha në PD", tha Harxhi në Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat