Shkon deri në 850 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri

Shqipëria

Shkon deri në 850 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Shqipëri ka shkuar deri në 850 mijë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Qeveria ka vënë si objektiv që deri në fund të këtij muaji të arrihen të vaksinohen 1 milionë qytetarë, çka duke parë ritmin e procesit të vaksinimit tashmë duket mese e realizueshme.

Fushata e vaksinimit në vendin tonë ka nisur që në muajin Janar. Vaksinat që po përdoren në vendin tonë janë Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V. Fillimisht janë vaksinuar kategoritë me të rrezikuara si stafi mjekësor, mësuesit e punonjësit e policisë, ndërsa ne muajin Mars nisi edhe vaksinimi masiv i popullsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat