Aleatët në gjyq me PD-në/ Partitë e vogla kundërshtojnë përllogaritjen e votave brenda koalicionit

Shqipëria

Aleatët në gjyq me PD-në/ Partitë e vogla kundërshtojnë përllogaritjen e votave brenda koalicionit

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 12:40
Aleatët e Bashës

Humbësit më të mëdhenj të ndryshimeve kushtetuese janë 4 partitë aleate me PD-në.

Katër drejtuesit e partive aleate të Lulzim Bashës janë drejtuar me një padi Gjykatës Kushtetuese sa i takon përllogaritjes së votave.

Nëse një parti merr disa vota dhe nuk prodhon mandat përjashtohet edhe nga mbështetja financiare. Bazuar në rregullat e mëparshme, nëse një parti fitonte 20 mijë vota por nuk merrte mandat përfitonte financiarisht.

Por me rregullat aktuale nëse një parti politike por nuk ka një deputet në Kuvend ajo përjashtohet nga mbështetja financiare.

Shqetësimi më i madh i tyre është buxheti që që marrin nga shteti. Ndryshimet kushtetuese duke kanë sjellë që ata jo vetëm të penalizohen, por edhe të lihen jashtë nga benefite të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat