Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, nuk dihen shkaqet

Shqipëria

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, nuk dihen shkaqet

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Një banesë private dykatëshe është përfshirë nga flakët në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit rreth orës 17:45.

Zjarri ka përfshirë fillimisht një nga dhomat e katit të dytë dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës.

Ndërsa nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit si dhe dëmet e shkaktura prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat