Aksident i trefishtë në autostradën Vorë-Tiranë, plagosen 2 persona

Shqipëria

Aksident i trefishtë në autostradën Vorë-Tiranë, plagosen 2 persona

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur në autostradën Vorë-Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 2 persona, drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, por jashtë rrezikut për jetën.

''Rreth orës 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, pa probleme për jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'' - njofton policia.

Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat