Përplasja Rama-Meta për dekretimet, Kushtetuesja zbardh vendimin

Shqipëria

Përplasja Rama-Meta për dekretimet, Kushtetuesja zbardh vendimin

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetutuese në Shqipëri ka ndalur gjykimin për përplasjen mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakaj, si Ministër i Jashtëm. Kushtetuesja ka vendosur pranim të pjesshëm të kërkesës së Kryeministrit Rama për të interpretuar nenin 98 të Kushtetutës, pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se emërimi ose shkarkimi i një ministri është kompetencë e tre organeve kryesore, kryeministrit, presidentit dhe Kuvendit, me dakordësi nga njëra tjetra.

“Kryeministri ka rol parësor në formimin e qeverisë në fillim të mandatit qeverisës dhe ka përgjegjësi politike kundrejt Kuvendit, përgjegjësi e cila është e lidhur ngushtë me veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Në procedurën e emërimit dhe të shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe ai i ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tri organeve të mësipërme. Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantojë përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion”.

Ndër të tjera, në vendim thuhet se Presidenti ka të drejtë të kthejë emërimin e një ministri, por me kushtin e respektimit të luajalitetit në një marrëdhënie ndërinstitucionale.

Padia në Gjykatën Kushtetuese ishte depozituar nga kryeministri Edi Rama pas disa përplasjeve me presidentin Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si Ministër i Jashtëm, duke e detyruar që ta marrë vetë si post.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat