Biznesmeni që u plagos sot në gjendje të rëndë, ka plumba në bark

Shqipëria

Biznesmeni që u plagos sot në gjendje të rëndë, ka plumba në bark

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 10:47
Spiro Iljadhi

Biznesmeni Spiro Iljadhi i cili u qëllua me breshëri plumbash në Sarandë ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas raportimeve, plumbat e kanë prekur në bark dhe ka dëmtime të zorrëve. Ai ndodhet në sallën e operacionit.

Spiro Iljadhi, pronari i lokalit “Bar Orange” në Sarandë, u qëllua me 20 plumba orët e para të mëngjesit.

Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit duke i shkaktuar disa plagë, por për fat të keq është plagosur edhe një turist.

I plagosur mbeti turisti shqiptaro-amerikan Marion Jani, i cili kishte ardhur për pushime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat