Shqipëri: Vijon dezinsektimi në zonat bregdetare

Shqipëria

Shqipëri: Vijon dezinsektimi në zonat bregdetare

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu informoi sot se “ka përfunduar trajtimi i tretë i dezinsektimit në disa prej zonave bregdetare të vendit”.

Ndërsa ndau foto nga ky proces i rëndësishëm për shëndetin publik, Manastirliu u shpreh se “është kryer tashmë trajtimi i tretë i dezinsektimit në zonat e Golemit, Qerretit, Spillesë, Vlorës, Orikumit, Sarandës, Ksamilit dhe Parkut Kombëtar të Butrintit”.

“Vijon pa u ndalur ky program kombëtar me rëndësi për shëndetin publik, me trajtimet edhe në Tiranë, Durrës, në Gjirin e Lalzit, Fier, Darëzezë, Divjakë, Shëngjin, Velipojë dhe në gjithë zonat e përcaktuara nga ekspertët”, tha ministrja.

Programi i dezinsektimit për parandalimin e sëmundjeve të transmetueshme nga mushkonjat, po vijon në të gjitha zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik.

Deri tani janë kryer trajtime sipas gjetjeve të monitorimit paraprak nga entomologët e ISHP, sipas kërkesave të NJVKSH-ve.

Zonat e njohura për këto trajtime, nga Velipoja në Parkun Kombëtar të Butrintit, përfshirë dhe zona urbane si Tirana, Divjaka etj., përbëjnë një sipërfaqe rreth 4000 ha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat