Lajm i mirë/ Vetëm 9 pacientë me Covid-19 të shtruar në Infektiv

Shqipëria

Lajm i mirë/ Vetëm 9 pacientë me Covid-19 të shtruar në Infektiv

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Në vendin tonë duket se situata pandemike është drejt normalizimit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, këtë të hënë ka ndarë lajmin e mirë se aktualisht në Spitalin Infektiv po marrim trajtim vetëm 9 pacientë.

Manastirliu përmes një postimi në Facebook shkruan se po vijon të ulet dhe numri i rasteve aktive në të gjithë vendin.

“ LAJM I MIRË

Vetëm 9 pacientë me #Covid19 po marrin trajtim në spitalin Infektiv, teksa vijon të ulet numri i rasteve aktive në të gjithë vendin  ”, shkruan Manastriliu. Ndërkohë kujtojmë se qarku i Vlorës është i pari pa asnjë rast aktiv deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat