Mbyllet dosja ‘339’, ja sa vite burg morën 21 komisionerët

Shqipëria

Mbyllet dosja ‘339’, ja sa vite burg morën 21 komisionerët

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Mbyllet gjykimi për dosjen 339 në gjykatën e Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se janë dënuar me burg 21 komisionerët e Shijakut për akuzat e krimeve zgjedhore të ngritura nga prokuroria për zgjedhjet e vitit 2017.

Mësohet se prokuroria e përfaqësuar nga Afrim Shehu kërkoi dënim me burg dhe gjykata vendosur t’i shpallë fajtorë për akuzat.

Ndërkohë, disa prej të pandehurve kanë pranuar fajin dhe kanë përfotiar ulje me 1/3 e dënimit.

EMRAT:
Shpëtim Marku, denohët 2,6 vjet ulet ne 1.8 vjet
Redi Hysa, 2.6 vite, i mbeten 1.8 vite
Indrit Bici, 2.6 vjet, i mbeten 1.8
Orkida Lala, 1.6 vite, mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar.
Jakup Bregu, 2.6 vite, i mbeten 1.8
Qemal Domi dënohët me 3 vite burg, i mbeten 2 vite plus 4 vjet me kusht
Qemal Domi, dënohët me 1.6 vite, i mbetet 1 vit
Amarild Zeza, dënohet me 4 .6 vite burg, i mbeten 3 vjet

Të gjithë të tjerët janë dënuar me tre vjet heqje lirie iu mbeten 2 vjet denim nga gjykimi i shkurtuar.
Pervec denimit me burg gjykata Durrës ka vendosur te denoje edhe me heqjen e te drejtës se ushtrimit te funksioneve publike per 5 vjet te gjithë ish komisionereve.

21 komisionerë të përfshirë të partive kryesore dhe më të vogla, PS, PD, LSI dhe PR, 8 janë në arrest shtëpie. 14 prej tyre janë nga opozita (PD, LSI, PR) dhe 7 nga PS. Mësohet se 11 nga komisionarët janë në burg, 8 janë në ‘arrest shtëpie’ dhe 3 po hetohen në masën ‘detyrim paraqitje’. I hetuari i 22-të është një qytetar, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri.

Sipas SPAK, që udhëhoqi hetimet ne vitin 2020, në qendrën e votimi në Shetel, ata kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur pranë tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të cilët nuk kanë qenë në Shqipëri, ditën e zgjedhjeve.

I njëjti skenar është zbatuar edhe në dy qendrat e votimit në fshatin Rubjek. Në njërën prej tyre është votuar për 7 shtetas që nuk kanë qenë në Shqipëri ndërsa në tjetrën për 23 persona, edhe ata jashtë vendit tonë ditën e zgjedhjeve.

I përfshirë ka qenë edhe shtetasi Armelin Zeka, që ashtu si edhe komisionerët zgjedhor akuzohet për veprën penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1508
Shpëtim Stafa-PD-kryetar


Elidon Stafa-PS-kryetar
Ramiz Tuda-PS
Alfred Marku-PD
Ervis Biba-PD
Emilijan Tuda-LSI
Redi Hysa-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1335
Bashkim Allushi-PS-kryetar
Jakup Bregu-PD-sekretar
Altin Lala-PS
Kasem Lala-PS
Kujtim Uruçi-PD
Zyhra Lala-LSI
Qemal Domi-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1336
Basir Bregu-PD-kryetar
Indrit Bici-PS-sekretar
Agim Lala-PS
Qazim Lala-PD
Oriada Lala-LSI
Bujar Sula-PD
Mehdi Lala-PR

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat