Rifillojnë fluturimet ajrore për në Greqi, këto janë kushtet

Shqipëria

Rifillojnë fluturimet ajrore për në Greqi, këto janë kushtet

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 09:46
Ilustrim

Greqia njoftoi se ka hequr kufizimet e hyrjes për udhëtarët shqiptarë me pasaportat biometrike përmes linjave ajrore duke thënë se dhëtimet drejt Greqisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, janë sërish të lejueshme. Megjithatë ka një seri kushtesh ku dy deri tre prej tyre duhen plotësuar medoemos.

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere: test Covid / ose, një dëshmi që personi e ka kaluar, / ose çertifikata e vaksininimit me vaksinat e njohura si më poshtë: Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson.

Kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.

Për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi.

Ky dokument duhet të jetë në gjuhët: i formuluar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht.

Eshtë i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit. Linku gjendet këtu.

Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.

Pasagjerët duhet të jenë në gjendje t’u demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes në Greqi.

Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të kenë patjetër test.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat