Mëngjesi nis me diell, temperaturat gjatë ditës arrijnë deri në 40 gradë

Shqipëria

Mëngjesi nis me diell, temperaturat gjatë ditës arrijnë deri në 40 gradë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 08:06
Ilustrim

Sipas MeteoAlb: VIJON ndikimi i masave ajrore të nxehta mbi vendin tonë, duke diktuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat malore.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale por dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 40°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të PARAQITET kryesisht me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë paradites, por pasditja sjellë zhvendosje të vranësirave drejt zonave lindore duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në të gjithë vendin.

Parashikohet që edhe nata të mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm.

Maqedonia e Veriut

Deri pasdite moti në MV paraqitet me kthjellime, por më pas vranësirat shfaqen në zonat perëndimore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin por pa mundur të sjellin shira. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat