Rama: BE dështoi të mbajë premtimin, për ne dielli lind atje ku perëndon

Shqipëria

Rama: BE dështoi të mbajë premtimin, për ne dielli lind atje ku perëndon

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 18:57
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se BE dështoi të mbajë premtimin e saj për negociatat.

Ai në një konferencë të përbashkët me homologun nga Maqedonia Veriore Zoran Zaev në Shkup tha se pavarësisht shtyrjes së vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim Shqipëria do të vazhdojë të punojë për rritjen e ekonomisë së saj dhe mirëqenien e qytetarëve.

Rama: BE nuk cakton dot vendndodhjen dot në mes të Evropën

“BE mund të caktojë detyra për integrimin, mund të caktojë afate për këto detyra, mund të caktojë data, por BE nuk cakton dot vendndodhjen dot në mes të Evropën as kulturën dhe identitetit tonë evropian, as të ardhmen tonë si popuj evropianë, në shtetet evropiane, me standarde evropiane. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e sa që në kohën e Skënderbeut, për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon, e ardhmja jonë është aty ku zoti na ka caktuar të kemi tokën tonë, në zemër të Evropës”, tha Rama.

Për më tepër, kreu i qeverisë shqiptare ka potencuar se vendet e rajonit duhet të vazhdojnë bashkëpunimin ekonomik.

Rama: BE dështoi të mbajë premtimin

“Për mua s’ka ndodhur asgjë tjetër veçse që BE dështoi të mbajë premtimin dhe të jetë në qëndrimin e duhur. Bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha forcat dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, sepse ky rajon është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe nëse nuk e ndryshojmë dot mënyrën e funksionimit të BE me ne, ne duhet të ndryshojmë mënyrën e funksionit në raport me njëri-tjetrin dhe shkrirja e kufijve mes nesh për ta kthyer rajonin tonë në zbatim të katër lirive të BE, liria e njerëzve, mallra shërbime e kapitale, do të vazhdojë pa u ndalur, sepse ne jemi shumë të vegjël për të pasur ekonomi të forta duke qëndruar të ndarë nga njëri-tjetri, përndryshe në jemi mjaftueshëm të mëdhenj nëse me njëri-tjetrin e kthejmë rajonin në një hapësirë të përbashkët ekonomike”, u shpreh Rama.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, i mbledhur në Luksemburg vendosi të shtyjë datën për konferencën e parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të Bullgarisë e cila do të bllokonte procesin për shkak të mos marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë në fillim të mbledhjes u konfirmua se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për negociatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat