Paralajmërimi i Bratajt: Ja pse nuk do të lirohen plotësisht masat

Shqipëria

Paralajmërimi i Bratajt: Ja pse nuk do të lirohen plotësisht masat

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 21:28
Skënder Brataj

Letra që ka mbërritur në ministrinë e Shëndetësisë nga Unioni i Biznesit për lirimin edhe më të masave anticovid dhe konkretisht zgjatjen e orarit edhe përtej orës 00:00 nuk është diskutuar me ekspertët e komitetit teknik.

Edhe pse paksa skeptik me lirimin e masave, Skënder Brataj thotë se masat do të vijojnë të lirohen por nuk do të hiqen fare.

"Do vazhdohet çdo dy javë me lirim masash, por unë do të isha më I kujdeshëm. Por nuk mendoj që është e  këshillueshme heqja komplet e masave në këtë moment", deklaron Brataj.

Brataj i druan mutacionit Delta të koronaviursit se mund të kthejë pas në shtator.

"Varianti Delta për fat të keq ka marrë përhpje. Sidomos Anglia, Portugalia, Rusia, janë në gjendje kritike le të themi. Është zbuluar edhe në Itali dhe Maqedoninë e Veriut. Për fat të mirë kemi verën që është aleati jonë", thekson ai.

Në lidhje me lejimin e muzikës nëpër lokale përtej orës 24 Brataj shpjegon se kjo nuk lidhet vetëm me covid por me faktin se lokalet janë në zona të banuara dhe muzika shndërrohet në shqetësim për banorët e zonës.

Në 1 korrik ora policore zhvëndoset nga ora 24 .00 deri në 6 të mëngjesit dhe nisin të funksionojnë aktivitet kulturore me 30 % të kapacitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat