Bregu: Barometri Ballkanik zbulon pasiguritë dhe dobësitë njerëzore

Shqipëria

Bregu: Barometri Ballkanik zbulon pasiguritë dhe dobësitë njerëzore

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 16:24
Majlinda Bregu

RCC paraqet edicionin e 7-të të Barometrit Ballkanik, sondazh vjetor mbi vlerësimet e gjykimet që kanëqytetarët e Ballkanit Perëndimor si dhe mbi pikëpamjete biznesit.

Ky është i shtati vit rradhazi, kur Barometri Ballkaniktregoi disa nga shqetësimet kryesore të njerëzve janëpasiguria dhe pamundësia socialo- ekonomike, problematika këto që për fat të mirë ndiqen nga disalajme të mira, që lidhen me vetëdijen e qytetarëve përpërfitimet e bashkëpunimit rajonal.

Për 49% të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, papunësia është problemi më i madh, sidomos për tërinjtë, ndërsa 46% janë më të shqetësuar për situatënekonomike. Pandemia bëri që njerëzit të ndryshojnëprioritetet e tyre, duke iu përshtatur më fort realitetit tëri, që ndryshoi kryekëput nga Covid -19.

Image
Majlinda Bregu

“Tashmë njerëzit janë më hezitues që të largohen për tëpunuar jashtë vendit. 37% e qytetarëve do ta merrninkëtë vendim, një shifër kjo që sa vjen e ulet, krahasuarme vitin e kaluar” theksoi Znj. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të BashkëpunimitRajonal (RCC), në prezantimin e Barometrit Ballkanik(BB2021) sot në Tirane, duke shtuar se “Siç edhe ekemi parashikuar, vitin e kaluar, fqinji që të përgjigjet e të gjendet në nevojë është ai i vërteti, ai i duhuri”.

Qytetarët e BB kanë rritur mbështetjen e tyre përbashkëpunimin rajonal dhe BE. Barometri Ballkaniktregon se kjo mbështetje për bashkëpunim rajonal, povijon gjithnjë të rritet me 77% të qytetarëve, ndërsa69% e bizneseve e shohin cilësinë e bashkëpunimitrajonal si të rëndësishëm për biznesin e tyre. Në tënjëjtën mënyrë, mbështetja për integrimin dhepranimin në BE është rritur ndjeshëm gjatë vititpandemik, megjithë ngadalësimin e procesit tëzgjerimit. 62% e të anketuarve e shohin anëtarësiminnë BE si një gjë të mirë, ashtu si 66% e bizneseve. Shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, 73% prej tyre, e perceptojnë BE-në si bllokun më tëpreferuar për tregti, ndërsa Bashkimi Europian kryesonvendin e parë si më mbështetësi, në përpjekjet për tëluftuar pandeminë, duke ndihmuar rreth 43% të tëanketuarve përmes ndihmës mjekësore dhe financiare, shumë përpara Kinës, e cila ndihmon 14%, Turqisë 9% ose Rusisë 7%.

Komisioni Europian përmes Znj. Alessandra Viezzer  vlerësoi rëndësinë e matjes e leximit të realitetit në rajon.

Prezantimi vijoi me  me panelin e diskutimit,  të drejtuar nga Z. Tim Judah, gazetar dheautor, korrespondent i Ballkanit për The Economist. Pjesë e këtij paneli Z. Jim O'Brien, Këshilltar iLartë në Këshillin Atlantik të Iniciativës së Evropës sëArdhshme, Z. Vessela Tcherneva, Zëvendës Drejtor, Shef i zyrës së Sofjes në Këshillin Evropian përMarrëdhëniet e Jashtme, Z. Corina Stratulat, Shef iProgramit, Analist i lartë i Politikave në Qendrën e Politikave Evropiane, Z. Branimir Jovanovic, Ekonomist në Institutin e MarrëdhënieveNdërkombëtare të Vjenës dhe Z. Gentian Elezi, Konsulent i RCC për botimin e Barometrit Ballkaniknga Qendra Shqiptare për Konkurrencën dhe TregtinëNdërkombëtare (QSHKT)

“Bizneset e Ballkanit Perëndimor vërejnë se atapadyshim do të përfitojnë nga udhëtimi nëpër rajon me karta identiteti, një marrëveshje që negociohet si pjesëe axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal. 61% e tëanketuarve mbështesin këtë iniciativë, pasi udhëtimimidis disa prej ekonomive të rajonit po përballet me pengesa të mëtejshme. Marrëveshja Rajonale e Roaming ka ndihmuar gati gjysmën e të anketuarve tëkursejnë para në kostot e telefonit (48%). Kjo jep njëstimul pozitiv në prag të një ngjarje të rëndësishme: asaj të 1 korrikut, kur tarifat e roamingut do tëreduktohen në zero brenda rajonit ", theksoi në fundine prezantimit Znj. Bregu.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat