Akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe trafik droge, arrestohet oficeri

Shqipëria

Akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe trafik droge, arrestohet oficeri

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Një efektiv i patrullës ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për korrupsion dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se bëhet fjalë për shtetasin Elefterios Sullaj, me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme në Komisariatin nr.2.

Po ashtu në pranga ranë dhe Mikel Zhegu, i dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe Eris Tafa, i cili akuzohet për largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

SPAK regjistroi procedimin penal për rastin e policit, pas një hetimi disamujor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat