Mediu për Donald Rumsfeld: Shtetar i jashtëzakonshëm, mik i shqiptarëve

Shqipëria

Mediu për Donald Rumsfeld: Shtetar i jashtëzakonshëm, mik i shqiptarëve

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:38
Donald Rumsfeld dhe Fatmir Mediu

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka reaguar përmes një postimi për ndarjen nga jeta të se ish Sekretarit Amerikan te Mbrojtjes Donald Rumsfeld.

“Ndarja nga jete e ish-Sekretarit Amerikan te Mbrojtjes Donald Rumsfeld eshte nje humbje e rende jo vetem per bashkeshorten e tij Joyce dhe familjen, per SHBA qe humben nje shtetar te jashtezakonshem por dhe per shqiptaret te cilet humben nje mik te jashtezakonshem.

Sekretari Rumsfeld ka qene mbeshtetes kryesor i antaresimit te Shqiperise ne NATO, si dhe shtytesi kryesor per viziten e Presidentit Bush me Tirane.

Sekretari Rumsfeld e vizitoj Tiranen jo vetem si Sekretar i Mbrojtjes por dhe si mik.

Kam pas nderin te punoj dhe te jem mik i tij, ta vazhdonim kete miqesi edhe mbasi nuk ishim me ne detyrat tona perkatese te mbrojtjes, ta mireprisja si sot 9 vjet me pare ne vitin 2013 kur u dekorua dhe nga Presidenti Nishani me urdherin e larte te Skenderbeut. Takoheshim cdo vit ne Washington ku ai priste me kenaqesi miqte nga Shqiperia.

U prehsh ne paqe mik i dhe shtetar i madh.”- shkruan Mediu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat