4 të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, zbardhet ekspertiza paraprake

Shqipëria

4 të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, zbardhet ekspertiza paraprake

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 15:17
Velipojë

Euronews Albania ka mësuar se katër të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, ishin kthyer dje nga Italia dhe ishin akomoduar në hotelin e tyre.

Sipas informacioneve, pjesëtarët e familjes kanë qenë duke pastruar ambientet e hotelit, ndërsa shpërthimi ka ndodhur kur Alketa Gjoka e plagosur nga shpërthimi po bënte kafe.

Nga ekspertiza rezulton të kemi të bëjmë me një aksident nga pakujdesia njerëzore pasi ka dyshime se dhomën ku qëndronin gjashtë bombola nga 3-6 kilogramë, njëra prej tyre ka qenë e hapur dhe ka lëshuar gaz gjatë gjithë natës. Kjo është dhe arsyeja se përse ekspertët dyshojnë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të mbushjes së dhomës me gaz.

Përfundimi i përcjellë në relacionin e ngjarjes provohet dhe nga gjenda e bombolave pas shpërthimit, që pas këqyrjes kanë qenë të padëmtuara por të mbuluara me pluhur si pasojë e shpërthimit.

Të dielën, katër pjesëtarë të një familjeje u plagosën rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi, ku nëna 40 vjeçe dhe 3 fëmijët e saj të moshave 19, 15 dhe 11 vjeç kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar me helikopter drejt spitalit të djegie plastikës në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat