Tirana zyrtare i uron pavarësinë SHBA-ve

Shqipëria

Tirana zyrtare i uron pavarësinë SHBA-ve

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 16:17
Flamuri amerikan

Krerët e politikës shqiptare i kanë uruar SHBA-ve 245 vjetorin e  ditës së pavarësisë duke vënë në dukje rëndësinë e marrëdhënieve historike mes dy vendeve.

Presidenti, Ilir Meta, në mesazhin e urimit dërguar homologut të tij amerikan Biden, shkruan se Shqipëria i është mirënjohëse SHBA-ve për ndihmesën që ka dhënë ndër vite për tu përballur me çdo sfidë.

“Do të dëshiroja të shfrytëzoja këtë rast që t’Ju ritheksoja vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike”,-shkruan Meta në facebook.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

"Asnjë komb tjetër nuk ka arritur që në rreth dy shekuj e gjysem pavarësi e demokraci të shndërrohet në demokracinë më të madhe, më të fuqishme, më frymëzuese dhe në sistemin e referimit të kombeve që aspirojnë dhe ndërtojnë demokracinë në vendet e tyre".

Kryeminisrtri Edi Rama ka uruar shkurt në rrjete sociale popullin amerikan.

Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, citon një pjesë të Deklaratës së Pavarësisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat