Mbërrijnë 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, Manastirliu: Të vendosur të vijojmë me planin e vaksinimit derë më derë

Shqipëria

Mbërrijnë 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, Manastirliu: Të vendosur të vijojmë me planin e vaksinimit derë më derë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 09:45
Ogerta Manastirliu

Sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke falënderuar Republikën e Greqisë për mbështetjen për vendin tonë.

“100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Manastirliu shkruan se janë mbi 1.2 milionë vaksina anticovid të mbërritura në Shqipëri deri tani.

Postimi i Ministres Manastirliu:

100,000 vaksina AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë

1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

#ShqipëriaBuzëqesh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat