Rama apel policisë: Godisni pa mëshirë, mos veproni me dy standarde

Shqipëria

Rama apel policisë: Godisni pa mëshirë, mos veproni me dy standarde

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:12
Edi Rama

Duke u nisur nga ngjarjet e fundit kriminale në vend, kryeministrti Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit. Kreu i qeverisë i njohu këta të fundit me prioritetet që duhet të kenë.

Rama tha se duhet të godasin pa mëshirë dhe se një ndër objektivat kryesorë ku është e angazhuar policia është edhe operacioni i prishjes së ndërtimeve pa leje , i cili rinis sërish në shtator.

Kryeministri iu referua Kodit Penal për këtë çështje dhe tha se çdo person që është i përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme duhet të përballet me burg.

“Të gjithë ju duhet të godisni pa asnjë mëshirë. Operacioni i nisur dhe i ndërprerë përkohësisht për shkak të sezonit që do të vazhdojë në shtator duhet të jetë permanent deri në fund për shembjen e të gjithë ndërtimeve pa leje. Një gjë dua ta ritheksoj, leximi i vëmendshëm i Kodit Penal thotë se pas çdo ndërtimi pa leje ka një përgjegjësi penale. Nuk ka rëndësi nëse u kap tani apo nesër. Nuk mund të shkohet në territorin e bregdetit të konsumohet gjithë ajo energji, ajo kohë dhe në fund kostot ti marrë shteti dhe populli edhe për të pastruar inertet. Pas çdo ndërtimi pa leje ka persona që Kodi Penal thotë se duhet të shkojnë në burg. Një zinxhirë i tërë. Madje thotë jo iniciatorët, investitorët, jo pronarët, por çdo person i përfshirë në ndërtim pa leje është subjekt i ligjit,” theksoi kreu i qeverisë.

Një prioritet tjetër i policisë sipas kryeministrit është edhe standardi unik. Rama nënvizoi se policia nuk mund të operojë me dy standarde. Gjithashtu, kreu i qeverisë shton se duhet të forcohet kontrolli mbi territorin.

“Prioritet numër tre i policisë së shtetit është standardi unik në respektimin e ligjit. Nuk mund të ketë dy standarde për të njëjtin ligj. Policia duhet të jetë pasqyra e këtij fakti. Ça do të thotë që 28 mijë kilometra katrorë nuk u kontrollokan metër për metër për të gjitha aktivitete abuzive që bëhen haptas. Unë jam me ju kur vjen fjala për uljen shifrave të kriminalitetit që do durim dhe bëhet me gradualisht. Një nga policitë më të fuqishme në botë në SHBA përballet çdo ditë me vrasje. Në këtë pikë jam me ju, jo me moralistët. Ndërsa në pikën e kontrollit mbi territorin të veprimtarive që bëhen haptas më vjen keq por jam kundër kujtdo ndër ju që e justifikon këtë si një gjë të natyrshme. Kjo është e shëmtuar dhe e turpshme. Nuk jemi mbledhur këtu të bëjmë bilance suksesi. Jemi këtu për të vënë gishtin në ato plagë që ju drejtuesit e rinj duhet ti kuroni,” deklaoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat