Një tjetër vend liron masat për shqiptarët, ka vetëm një kusht

Shqipëria

Një tjetër vend liron masat për shqiptarët, ka vetëm një kusht

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se shqiptarët që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testit PCR negativ të 48 orëve të fundit.

“Suedia. Të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testin PCR negativ të 48 orëve të fundit” mbyllet postimi i TIA-s.

Shumë vende të BE-së prej fillimit të muajit korrik kanë liruar masat për shqiptarët, ndërsa në vendin tonë mund të hyjë kushdo pa asnjë kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat