”Peshku qelbet nga koka”, Patozi paralajmëron Bashën

Shqipëria

”Peshku qelbet nga koka”, Patozi paralajmëron Bashën

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 19:25
Basha dhe Patozi

Ish-koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka pranuar pjesërisht “sloganin” e Bashës kundër qeverisë, kur thotë se “Peshku qelbet nga koka”, duke lënë të kuptohet se maja e piramidës, kryeministri Edi Rama është i korruptuar si dhe vartësit e tij.

Mirëpo Patozi e barazon Bashën me Ramën, ndaj i bën thirrje që të bëjë kujdes këto kohë, pasi rrjeta e peshkut nuk dihet se kë do të zërë, duke dhënë sinjale se dhe kryedemokrati mund të jetë nën skedën e SPAK dhe drejtësisë së re.

Patozi thotë përmes një shënimi në Facebook, se Basha gjithnjë flet për kundërshtarët, por harron “pellgun” e tij.

QELBEN TË GJITHË DHE NJËSOJ NGA KOKA

Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut.

Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës.

Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta.

Sepse do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat