Dhuna e policëve/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Silluni me etikë!

Shqipëria

Dhuna e policëve/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Silluni me etikë!

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga policia Bashkiake ndaj një shitësi ambulant në Tiranë.

Përmes një njoftimi për mediat, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi komenton sjelljen e policëve jo proporcionale, ndërsa nxit policinë e Bashkisë Tiranë të vetpërmbahet në sjelljet publike e të komunikojë dhe të sillet me etikë dhe kur vërehet shkelje administrative.

Deklaratë për shtyp:

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes mediave për dy incidente të një pasnjëshme, në të cilën përfshihen efektivë të policisë bashkiake Tiranë.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstatoi përmes pamjeve filmike sjellje jo proporcionale të efektivëve të policisë bashkiake Tiranë, ushtrim të forcës fizike ndaj një të moshuari dhe cënim të dinjitetit të një të moshuare shitëse ambulante.

Detyra e policisë Bashkiake për të zbatuar ligjin nr.8224, datë 15.05.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe komunës”, duhet bërë duke garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, proporcionalitetin dhe sidomos respektimin e Dinjitetit të Njeriut.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit policinë e Bashkisë së Tiranës të vetpërmbahet në sjelljet publike e të komunikojë dhe të sillet me etikë kundrejt çdo qytetari, pavarësisht shkeljeve administrative që konstatohen.

Respektimi i dinjitetit njerëzor duhet të udhëheqë gjithmonë veprimet e organeve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat