Kontrolle me dron nga veriu në jug, policia apel shoferëve

Shqipëria

Kontrolle me dron nga veriu në jug, policia apel shoferëve

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Kontrollet me dronë në rrugë kanë vijuar pasditen e sotme nga veriu në jug në të gjitha akset kryesore të vendit.

Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të mos abuzojnë me rregullat e qarkullimit apo të mos ecin nën efektin e alkoolit pasi kudo ka makina policie që monitorojnë qarkullimin e tyre.

Blutë vënë theksin se nuk është qëllim vendosja e gjobave por ruajtja e sigurisë së jetës.

“Vijon të ndodhë!!! Radarë, kamera, dronë, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Morina në Rrugën e Kombit dhe Lezhë. Nga Fieri në Vlorë e Sarandë, nga Elbasani në Korçë dhe nga Fieri në Durrës e Tiranë. Jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, jo statik, por me lëvizje.

Drejtues mjetesh: Mos fluturoni në e mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur, se kudo ka radarë, dragera kamera, polic rrugor me makina e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve.

Shijoni fundjavën, por mos abuzoni me rregullat e qarkullimit, konsumoni alkool por mos drejtoni mjetin vetë, përdorni mjetet e transportit publik, se Kodi Rrugor ka ndryshuar.

Aspak qëllim sasia e gjobave, se ndryshe nuk do t’ju lajmëronim përditë se ku ka radarë, por qëllimi i Policisë është siguria e jetës dhe destinacioni juaj i sigurt! Kontribuo dhe ti bëjmë më të mirën!”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat