Mori zjarr në oborrin e Kishës së Laçit, shkrumbohet një automjet

Shqipëria

Mori zjarr në oborrin e Kishës së Laçit, shkrumbohet një automjet

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 23:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë tip Hyundai është shkrumbuar në qytetin e Laçit.

Zjarrfikësja nuk ka arritur të shuaj flakët e zjarrit. Sipas burimeve makina ka marrë flakë në oborrin e Kishës se Laçit.

Mësohet se makina ka marrë flakë nga një defekt teknik. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.07.2021 , në parkingun e Kishës së Shna Ndout, Kurbin, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë mjeti tip “Hyundai” në pronësi të një shtetase banuese Durrës, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e  rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat