Rama: Vaksinohuni, varianti i ri është variant agresiv, përhapet shpejt dhe është i rrezikshëm

Shqipëria

Rama: Vaksinohuni, varianti i ri është variant agresiv, përhapet shpejt dhe është i rrezikshëm

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 11:28
Edi Rama

Nga Dimali, ku ishte i pranishëm për të  inspektuar vaksinimin masiv, kryeministri shqiptar Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të imunizohen.

Kreu i qeverisë shqiptare paralajmëroi se variantet e reja të COVID-it janë edhe më të rrezikshme, ndaj i ftoi qytetarët që të kryejnë vaksinën.

“Varianti të ri është variant agresiv, përhapet shpejt dhe është i rrezikshëm kur kap ata të cilët janë të pavaksinuar. Vaksinimi se bën 100% të paprekshëm nga virusi, por e bën të dobët përballë individit. Në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshme, pa dhimbje dhe vuajtje.

Prandaj për t’u mbrojtur nga varianti i ri, të vaksinohemi, të vaksinohemi. Këtu po ju flet një i vaksinuar, ja ku jam, s’kam asnjë problem. Kjo vlen për ata që vijojnë të jenë spektikë. Është me rëndësi që ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe ata ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat