Frrok Çupi e nxjerr “zbuluar”: Ju tregoj se çfarë po përgatit Sali Berisha

Shqipëria

Frrok Çupi e nxjerr “zbuluar”: Ju tregoj se çfarë po përgatit Sali Berisha

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 18:56
Sali Berisha

Analisti Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Me ‘rikthimin’ e Berishës në parti, Çupi thotë se kjo gjë nuk e ndihmon aspak PD, duke marrë parasysh që ai tashmë është shpallur ‘non grata ‘nga Amerika.

Pjesë nga intervista në Top Talk

Dyrnjaja: Tani kemi një produkt politik si Basha, kemi një kuvend që e konfirmon qëndrimin e tij, por surprizë është dhe Berisha , që u duk se mbështet, a e gropos kjo gjë PD apo e kundërta?

Çupi: Unë them se Berisha e di fatin e vetë  e di se ku do përfundojë, nëse Berisha pasi Amerika e ka në krye si të korruptuar dhe nëse ai kthehet si personalitet i larë duhet të largohet Shqipëria nga vendi dhe të rri Berisha se s’ka mundësi tjetër, ai është në top listë për korrupsion të rëndësishëm dhe minues i demokracisë.

Kurse Basha është i zgjedhuri i Berishës, ai është vënë që kryetar të jetë Berisha, Berisha e di se ç’po ndodh dhe do ti bëjë shantazh Amerikës me ato poza në PD, do ti bëjë dhe shantazh Bashës dhe të tjerëve që mund të mendojnë për një PS ndryshe dhe e treta e di ai që njerëz që do bërtasin për të do ketë përherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat