Humb jetën i riu, motori përplaset me makinën në rrethrrotullim

Shqipëria

Humb jetën i riu, motori përplaset me makinën në rrethrrotullim

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 01:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate në Kamëz.

Burime nga policia bëjnë me dije për abcnews.al se në këtë aksident tragjik ka ndërruar jetë një burrë rreth 30-vjeç.

Aksidenti ka ndodhur tek rreth rrotullimi “Donald Trump” ku nje motor është përplasur me një makinë tip “benz”.

Viktimë ka mbetur drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat