Gjykata jep dënimin për katër të arrestuarit që morën rreth 4 milionë euro, gruaja nga Kameruni shpërthen në lot

Shqipëria

Gjykata jep dënimin për katër të arrestuarit që morën rreth 4 milionë euro, gruaja nga Kameruni shpërthen në lot

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:46
4 personat e arrestuar për “mashtrim kompjuterik me vlera të mëdha parash”

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 4 personat e arrestuar për “mashtrim kompjuterik me vlera të mëdha parash”.

Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, Alias Ugochukëu Emmanuel Emereibenu 39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase kamerune, banuese në Tiranë; Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë; Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë, arritën të përfitonin rreth 4 milion euro nëpërmjet mashtrimit online.

Gruaja nga Kameruni ka shpërthyer në lot pas vendimit të gjykatësit, duke u shprehur se nuk ka patur dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme. “Kam shkuar vetëm njëherë në bankë për të dëgjuar mbi bisedën e Xhentilit në bankë, me qëllim që t’ia transmetoja Donald Anus, pasi ai nuk di shqip. Me Donaldin kam vetëm miqësi. S’kam pas asnjë informacion në lidhje me veprimtarinë e tyre”.

Edhe Xhentil Kupe ka deklaruar se është i pafajshëm, duke u shprehur se ka hapur llogari bankare por nuk ka patur dijeni për aktivitetin ilegal.

Katër të arrestuarit kishin krijuar llogari fiktive biznesesh në Shqipëri dhe ndërhynin në negociata përmes emailit me biznese të huaja, duke u shtirur si klientë dhe duke iu zhvatur paratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat