Skënder Brataj flet për variantin e ri të koronavirusit: Njerëzit e ngatërrojnë me ftohjen

Shqipëria

Skënder Brataj flet për variantin e ri të koronavirusit: Njerëzit e ngatërrojnë me ftohjen

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:57
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, teksa ka folur për rritjen e rasteve me Covid ditët e fundit në vendin tonë, është shprehur se shifrat janë më të larta se ato që raportohen zyrtarisht.

Në një lidhje LIVE, ai shtoi se të prekurit  ngatërrojnë shenjat me ato ftohjes nga kondicioneri dhe neglizhojnë kryerjen e testit për Covid.

Ndërkohë të konfirmuarit pozitiv sipas mjekut Skënder Brataj po shfaqin simptoma të variantit “Delta”.

“Shenjat kryesore ngatërrohen më shumë me ftohjen, sidomos që tashmë njerëzit mendojnë se ajri i kondicionuar jep ato shenja që janë dhe tipike për variantin delta. Një gjë tipike është edhe diarreja. Për fatin e mirë nuk ka forma të rënda.

Shpejtësia e përhapjes së tij është më e madhe dhe ka një % shumë të lartë si virus krahasuar me variantet e tjera duke e bërë dhe më të rrezikshëm në përhapje. Mund të jetë prezent në Shqipëri këtë e tregon dhe numri i rasteve të reja në vendin tonë”, është shprehur ndër të tjera Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat