Gjatë gjithë javës në Shqipëri u vaksinuan mbi 90 mijë persona mbi 18 vjeç

Shqipëria

Gjatë gjithë javës në Shqipëri u vaksinuan mbi 90 mijë persona mbi 18 vjeç

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Sot ishte dita e fundit e javës së hapur të vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se çdo ditë janë kryer rreth 13 mijë vaksinime dhe në total mbi 90 mijë.

Për tu vaksinuar kanë marrë pjesë mosha të ndryshme, mes tyre edhe të rinjtë.

Pas konfirmimit të variantit Delta në Shqipëri, i cili është më i transmetueshëm se sa variantet e tjera.

Ministria shqiptare ka bërë thirrje që të gjithë të vaksinohen për t’i shpëtuar infektimit apo fatalitetit që mund të sjellë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat