Vidhte në firmën ku punonte, arrestohet 44-vjeçari në Kurbin

Shqipëria

Vidhte në firmën ku punonte, arrestohet 44-vjeçari në Kurbin

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Kurbin, pasi kishte vjedhur në firmën ku punonte. Gjithashtu në pranga është vënë një 32-vjeçar për dhunë ndaj vëllait dhe një 47-vjeçar pasi ngiste makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

-Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-A. Gj., 44 vjeç, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të këtë vjedhur disa vegla punë në firmën ku ishte punësuar.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. R., 32 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

-Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi V. L., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur, në masën 1.03 mg/l.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat