Rakacolli: Varianti Delta qysh në maj i pranishëm në Shqipëri

Shqipëria

Rakacolli: Varianti Delta qysh në maj i pranishëm në Shqipëri

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 17:29
Mira Rakacolli

Në një intervistë zv. Ministrja dhe kreu i Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli u shpreh se varianti Delta i Covid-19 ka qarkulluar qysh në maj në vendin tonë.

Ajo tha se arma më e fortë kundër këtij varianti dhe varianteve të tjera është vaksina, prandaj Rakacolli apeloi që qytetarët të bënin sa më parë vaksinën.

Rakacolli: Sigurisht që varianti i ri është më i rrezikshëm dhe më shumë infektues, por situata, në bazë të numra paraqitet e qëndrueshme. Nuk është e papritur, por diçka që e kishim paralajmëruar pasi kemi pasur dyshime të forta për prezencën e këtij varianti. Mostrat janë marrë nga 1 qershori lidhur më këtë variant të rinj, çka do të thotë se virusi ka qarkulluar pak më parë. Masat janë të njëjta dhe janë efikase sikurse me gjithë variantet e tjera. Masat tashmë shohim se nuk zbatohet në ambientet e mbyllura.

Ne kemi si armë të fortë vaksinimi dhe ne kemi hapur vaksinimit për të gjithë qytetarët e rritur pranë qendrave të vaksinimit. Kjo është forma më e mirë e mbrojtjes. Po të shohim në shumë vende të tjera shifrat janë rritur shumë, por numri i jetëve të humbura dhe të hospitalizuara është shumë më i vogël. Nuk ka rëndësi se cili variant është sepse masat mbrojtëse janë të njëjta. Sipas specialistëve në këto variante predominon më shumë rrufa dhe djegia e syve. Prandaj në rastin e ndonjë simptome njerëzit duhet t'i drejtohen mjekut të familjes dhe të izolohet në shtëpi.

Rakacolli shtoi se në raport më situatën epidemiologjike, nuk ka nevojë për masa të reja, por vetëm respektimi i atyre aktuale.

Rakacolli: Situata epidemiologjike na sugjeron që të mbajnë këto masa që kemi, sepse ne nuk i kemi hequr mbajtjet e maskave, por ka pasur një neglizhencë nga ana e qytetarëve. Lidhur me situatën që kemi momentalisht, nuk ka nevojë për masa të tjera shtesë. Me këto masa, nëse zbatohet nuk do të kemi probleme të mëdha apo shpërthime. Nëse do të kemi rritje numrash, do të kemi masa të tjera, ose lirime nëse ulën numrat. Po vetëm nëse rriten shumë numrat do të shkojmë në këtë stad. Duhet të shtojmë se nuk ka vaksinë që të mbron 100% nga një virus, por e rëndësishme është se kur je i vaksinuar nuk sëmuresh rendë dhe nuk të ndodhin pasoja në shëndet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat