Rriten rastet me variantin Delta në Shqipëri, ja sa u shënuan për 24 orë

Shqipëria

Rriten rastet me variantin Delta në Shqipëri, ja sa u shënuan për 24 orë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,760 testime, prej të cilave janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, deri tani dolën 21 mostra pozitive.

13 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 132,891, të vdekur janë 2,456 pacientë si dhe 283 raste janë aktive, shkruan tch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat