Babë e bir nga Shqipëria rrahin me shufra hekuri në kokë bariun në Greqi

Shqipëria

Babë e bir nga Shqipëria rrahin me shufra hekuri në kokë bariun në Greqi

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Përse e kalon tufën këtu! Mediat greke raportojnë se dy shqiptarë, babë e bir kanë rrahur me shufra hekuri një bari nga Pakistani.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Magnezia, pasi bariu tentoi të kalonte tufën me bagëti në një shteg pranë shtëpisë së tyre.

Babë e bir u vërsulën kundër 28-vjeçarit dhe e goditën me shufra hekuri në kokë, duke rezultuar në plagosje të rënda!

Bariu arriti të zvarritej i gjakosur deri në vathën e deleve, ku u rrëzua para shokëve të tij, ndërsa ata menjëherë thirrën një ambulancë e cila e transportoi në spitalin e Volos.

Policia është në kërkim të autorëve, të cilët janë larguar. Sipas dëshmive, mësohet se 45-vjeçari shqiptar ka pasur edhe konflikte të tjera, me pretendimin se aty është zona e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat