Infeksionisti tregon me të papriturën që po përballen tek Infektivi

Shqipëria

Infeksionisti tregon me të papriturën që po përballen tek Infektivi

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:36
Shqipëri

Infeksionisti Dhimitër Kraja tregon se ditët e fundit mjekët e spitalit Covid1 po përballen me një situatë të re.

Numri i pacientëve që kanë nevojë për shërbim spitalor por rritet nga dita në ditë, ndërsa të gjithë të shtruarit rezultojnë të pavaksinuar.

“Prej disa ditësh ndodhemi në një moment të tillë, që në spital ka disa të dhëna të reja.

Nga pikëpamja statistikore kemi një shtim të vlerësueshëm të rasteve. Një karakteristikë të e përbashkët e tyre është se të sëmurët janë të gjithë të pavaksinuar.

Virusi qarkullon ende në Shqipëri, duke ruajtur infektueshmërinë e tij”, thotë Kraja për A2.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat