​Shqipëria kryen mbi 11 mijë vaksinime brenda 24 orëve

Shqipëria

​Shqipëria kryen mbi 11 mijë vaksinime brenda 24 orëve

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 22:55
Ogerta Manastirliu

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë vaksinuar mbi 11 qytetarë kundër sëmundjes së rrezikshme koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.

“Mbi 11.000 vaksinime u kryen ditën e sotme, duke e çuar në 1 milion e 190 mijë e 847 totalin e vaksinimeve deri tani.

Nga qendra në periferi, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, ekipet tona mjekësore janë çdo ditë në shërbim për të gjithë ata që duan të vaksinohen dhe të mbrohen nga COVID-19”, shkruan Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat